Home Aktualitet Dronë kundër ...

Dronë kundër kanabisit

39
0

Nëse ka një emërtim të Shqipërisë në mediat e huaja, më së shumti është fjala kanabis, trafikantë, grupe kriminale. Kultivimi i kanabisit vazhdon të jetë një problem shqetësues për policinë shqiptare ndaj pala italiane që asiston me misione nga ajri, propozon që veç këtyre patrullimeve të shtohen patrullimet përmes droneve.

Gjatë 2021, tha kryepolici Gledis Nano, kemi një rënie të trafikimit të drogës drejt Italisë me 100%, nga 911 kg në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pala italiane e mat si shenjë suksesi faktin se në Itali nuk u sekuestrua asnjë ngarkesë e konsiderueshme droge. Pikërisht ky institucion i ka hedhur sytë nga vetja duke nisur kontrollet antidrogë tek policët e dyshuar.

Drejtori i Policisë nënvizoi se gjatë këtij viti janë përdorur 50 dronë, nga 24 të tillë të përdorur më 2019 dhe 38 përdorur për vitin 2020. Ai theksoi se për monitorimin ajror janë përdorur me efikasitet helikopterët e Ministrisë së Mbrojtjes, ku për këtë vit janë kryer 69 orë fluturimi.

Gjithashtu Nano nënvizoi se gjatë 2021 kanë nisur hetimet për 165 zyrtarë vendorë, administratorëve të njësive administrative, kryetarëve të fshatrave dhe inspektorëve të shërbimit për shpërdorim detyre dhe moskallëzim të krimit.

Në raportin e EUROPOL, Shqipëria del në krye të vendeve që eksportojnë kanabis drejt vendeve të BE-së. Nuk është e parë, pasi Shqipëria prej vitesh del delja e zezë në Europë dhe problematike. Por jo pak kritik në lidhje me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës për vitin 2020, ka qenë dhe raporti i Departamentit Amerikan i Shtetit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit