Home Aktualitet ”Dush t...

”Dush të ftohtë”, reagime në Itali për vendimin e Kushtetueses në lidhje me refugjatët

149
0

Pezullimi i marrëveshjes Itali-Shqipëri për refugjatët nga Gjykata Kushtetuese shqiptare është kthyer menjëherë në lajm kryesor në mediat e vendit fqinj.

Ansa, La Reppublica dhe Corriere Della Sera kanë raportuar vendimin e gjykatës më të lartë në Shqipëri. Ndërsa “la Stampa” e konsideron vendimin si një “dush të ftohtë” për qeverinë e kryeministres Meloni.

“Një idiotësi europiane”, e konsideroi deputeti italian i të gjelbërve, Angelo Bonelli, paktin mes dy kryeministrave. Senatori Ivan Scalfarotto reagoi pas vendimit të gjykatës shqiptare duke theksuar se “kur zgjidhen rrugë të shkurtra kundër parimeve të së drejtës ndërkombëtare, problemet rikthehen herët ose vonë në shtëpi”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit