Home KRYESORE Edi Rama: Për...

Edi Rama: Përmbytje të mëdha shkatërruese në shumë rajone të Greqisë, shqiptarët të tel te 112-ta

29
0
“Përmbytjet e mëdha shkatërruese në shumë rajone të Greqisë kanë shkaktuar humbje jetësh dhe dëme të mëdha. Keqardhje e madhe për jetët e humbura, ngushëllime vëllazërore familjeve të tyre dhe solidaritet i megjithëzemërt me të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi e jashtëzakonshme natyrore
Ambasada jonë në Athinë njofton se qytetarët që ndodhen në zonat e prekura, mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me Njësinë për Menaxhimin e Emergjencave Civile të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile të Greqisë, në numrin e aktivizuar të telefonit 𝟏𝟏𝟐, i cili është vënë në dispozicion të shtetasve që kanë nevojë për ndihmë
Gjithashtu, iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të prekur nga përmbytjet në zonat problematike të Greqisë se për çdo nevojë t’i drejtohen Ambasadës sonëpërmes numrit të emergjencës𝟎𝟎𝟑𝟎-𝟔𝟗𝟒𝟏𝟔𝟓𝟖𝟏𝟖𝟑, në dispozicion të qytetarëve 𝟮𝟰/𝟳 dhe në adresën e email-itembassy.athens@mfa.gov.al”- shkruan kryeministri Rama.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit