Home Aktualitet Efektivi plag...

Efektivi plagosi 26 vjeçarin në Fier, policia: I riu tentoi të hynte me makinë aty ku zhvillohej koncert! Doli nga makina dhe goditi me grushte inspektorin

50
0

Policia e Fierit ka dalë me një njoftim zyrtar sa i takon plagosjes së të riut 26 vjeçar D.B nga inspektori i policisë Sh.J.

Sipas njoftimit, i riu me një makinë tip “Volsëagen” tentoi të hynte në rrugën e bllokuar ku po zhvillohej një koncert.

Polici nuk e ka lejuar të kalojë perimetrin e sigurisë dhe për pasojë 26 vjeçari ka dalë nga makina dhe e ka qëlluar me grushte në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe gojë.

Në këtë moment inspektori ka reaguar duke nxjerrë armën e shërbimit dhe duke e plagosur në këmbë të riun i cili tashmë po merr trajtim mjekësor në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit