Home ShowBiz Efi Dhedhes: ...

Efi Dhedhes: Banorët në Big Brother kanë karaktere të dobëta, dhe i menaxhonte një person

779
0

Pas fenomenit Luiz Ejllit, edhe Efi Dheshesh është kthyer në një personazh shumë të dashur nga publiku, kjo edhe më shumë pas daljes nga shtëpia e ”Big Brother Albania Vip 2”. Ajo është goxha aktive në rrjetet sociale dhe së fundmi ish-banorja ka dhënë dhe një intervistë për “TAR” ku ka ndarë për publikun eksperiencën e saj.

“Kushdo personazh që të ishte (nga ata që debatonte), siç edhe u pa unë jam shumë njeri i drejtë, ndoshta është e gabuar ndonjëherë, por mua më doli që bëra shumë mirë që isha ashtu. Fakti që ti je i rrethuar 24 orë me kamera dhe ty të shikohet çdo lëvizje që ti bën dhe ti mendon se njerëzit nuk e shohin, mua kjo gjë më acaronte dhe tjetra është që ti përpiqesh të tregohesh i sjellshëm dhe i mirë dhe nuk e lë veten të lirë të tregosh atë që je, sepse shumica nga banorët në këtë pikë kanë dalë keq jo duke qenë të këqinj, por thjesht fakti që e ndrydhin veten edhe përpiqen të nxjerrin diçka që nuk janë, normal që do dalin keq. Ti e kupton që sado do mundohesh të shtiresh, sado ta mbash veten një muaj mezor, ka nga ato fragmentet e vogla që ti e tregon automatikisht se kush je dhe të prishet komplet imazhi. Më mirë lëre veten të qetë dhe shijoje sepse për mua kjo ishte gjëja më kryesore”-tha ajo.

A do të bënte Efi të njëjtën gjë si Dea nëse do t’i jepej mundësia?

Jo, nuk do të bëja të njëjtën gjë sepse ajo nuk më konsideronte mua lojtare të fortë po ta mendosh sepse nuk e ka thënë ndonjëherë. Le të vinte në nominim lojtarët që vërtetë ajo i mendonte të fortë. Unë prandaj them që nuk do e bëja sepse mua nuk më pëlqen të konkurroj dhe të jem më e forta, ta di domethënë që fitorja është e imja. Për mua thjeshtë Dea ndjehej shumë e pafuqishme dhe nuk kishte se çfarë të bënte tjetër dhe në sytë e mi, thjeshtë e shoh një njeri të pafuqishëm, asgjë tjetër.

Mendon Efi se ky nominim ishte i menduar nga vetë Dea?

Shiko, nuk doja as të jepja një koment, unë e kam thënë që për mua aty ishin të gjithë karaktere të dobëta, të cilët i menaxhonte një person dhe asgjë më tepër.

Darka me Oltën?

Unë nuk është se luajta sepse nuk di të luaj në atë lloj këndvështrimi, unë po flisja me publikun nuk po flisja me Oltën në asnjë moment. Unë që në fillim nëse më keni dëgjuar vazhdova dhe qesha dhe i thashë: “Ti përsëri vazhdon të jesh e ligë”, nuk është se i thashë që unë ndryshova mendim për ty.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit