Home Sporti Egnatia me de...

Egnatia me deklaratë zyrtare pas tragjedisë: Dwamena u largua si hero nga kjo botë e padrejtë!

62
0

Klubi i futbollit Egnatia ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të futbollistit të saj, Raphael Dwamena, i cili pësoi sulm në zemër.

Në një deklaratë zyrtare, Egnatia thotë se Dwamena u largua si hero nga kjo botë e padrejtë, pasi nuk arriti të mposhte dot atakun kardiak.

“Klub Futboll Egnatia, minuta e 25-të e ndeshjes me Partizanin ishte një moment paniku për të gjithë ne pasi kapiteni ynë Raphael Dwamena u shemb në tokë duke na lënë të gjithëve pa fjalë.

Pavarësisht ndihmës së parë të dhënë nga stafet mjekësore në fushë dhe në Spitalin e Rrogozhinës, Dwamena nuk arriti të mbijetojë. Kapiteni që luftonte në çdo betejë nuk arriti sot të mposhte atakun kardiak duke u larguar si hero nga kjo botë e padrejtë.

Klubi në emër të presidentit Agim Demrozi i shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjes së kapitenit të ndier Raphael Dwamena dhe falënderon të gjithë opinionin sportiv për solidarizimin e dhënë”, shkruhet në reagimin zyrtar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit