Home Aktualitet Ekzekutimi i ...

Ekzekutimi i Brilant Martinaj dhe dy shokëve/ Shqipëria kërkon informacion nga Sllovenia

146
0

Detaje të reja janë zbardhur, teksa bëhet një vit nga atentati i tmerrshëm i shënuar te mbikalimi i Fushë Krujës, ku mbetën të vrarë tre të rinjtë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.

Nga kamerat e sigurisë që kanë kapur perimetrin me rreze të gjëra është zbuluar se një makinë me targa sllovene ka ndjekur viktimat. Dyshohet se makina që ndiqte viktimat, u jepte informacion autorëve për lëvizjen e personave në fjalë.

Autoritetet shqiptare i kanë dërguar një letërporosi autoriteteve të Sllovenisë ku kërkojnë informacion në lidhje me mjetin në fjalë, për të zbuluar se kujt i përket makina dhe nëse është e vjedhur apo ka hyrë në vend në mënyrë të ligjshme, raporton “Report tv”.

Kujtojmë që ngjarja ndodhi më 17 korrik dhe që autorët kanë qenë katër persona të përgatitur për ngjarje të tilla dhe që e njihnin mirë zonën. Tre prej tyre kanë hapur zjarr me breshëri sapo mjeti “Passat” me të cilin udhëtonin viktimat u fut në mbikalim.

Ervis Martinaj u shpall në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pas dëshmive të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhës, por muaj më vonë u shpall i zhdukur.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit