Home Bota Elon Musk: Tr...

Elon Musk: Trump nuk i ka shkelur asnjëherë rregullat e Twitter-it

76
0

Elon Musk, në një postim në Twitter sugjeroi se ish-presidenti nuk ka shkelur në asnjë moment rregullat dhe se vendimi e mbylljes së llogarisë ishte i motivuar politikisht.

Nën presionin e qindra punonjësve aktivistë, Twitter pezulloi Trump, një president në detyrë i SHBA-së, edhe pse ata vetë e pranojnë se ai nuk ka shkelur rregullat.

Deklaratat e tij, vijnë pasi një seri dokumentesh të brendshme të Twitter-it të shpërndara në platformën e mediave sociale të hënën ofrojnë një paraqitje të shkurtër të debateve të brendshme mes disa prej punonjësve të kompanisë përpara vendimit të saj për të ndaluar presidentin e atëhershëm Donald Trump pas sulmit të 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA.

Llogaria e Trump u pezullua nga Twitter dy ditë pas sulmit 6 janarit në Kapitol të kryer nga disa prej mbështetësve të tij, pas pretendimeve se zgjedhjet e vitit 2020 ishin manipuluar.

Por me 20 nëntor, Elon Musk vendosi të rikthente llogarinë e Donald Trump, pas një sondazhi ku rreth 51% e votave ishin pro rikthimit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit