Home Editorial Emigrantët ja...

Emigrantët janë shpresa e vetme për rivendosjen e Demokracisë

21
0

(Ky editorial mund të shikohet më i plotë si video)

Shqipëria nuk po ndryshon përsa i përket funksionimit të demokracisë, sepse gjithçka e ka një pushtet i vetëm që është ai i Partisë Socialiste. Dhe këtë parti e drejton me dorë të hekurt një Njeri. Ai është Edi Rama.

Ndërkohë opozita e vjetër është në sherr mes vetes. Herë Berisha e herë Basha, herë Kryemadhi e herë Meta, kjo opozitë nuk po frymëzon më njeri si dikur, por është kthyer në mjet jetese dhe mburoje për liderët e saj. Një opozitë serioze duhet të rinovojë vetveten sepse kështu mund të konkurojë kohën dhe pushtetin.

Nderkohë të gjithë shikojmë se numrat e opozitarëve të sotëm nuk mundin dot pushtetin absolut të Edi Ramës. Ndaj duhet që me çdo kusht të zyrtarizohet vota e emigrantëve shqiptarë, të cilët janë më atdhetarë dhe më demokratë se e gjithë politika aktuale shqiptare. Vetëm nëse votojnë emigrantët do të kemi skenë të re politike e cila nuk do të jetë më kjo e sotmja apo më saktë kjo e 32 viteve.

Por duket ditur se qindra mijë emigrantë shqiptarë që janë nëpër botë do të sjellin erë të re në politikën shqiptare, pikërisht pushteti i sotëm por edhe liderët e vjetër opozitarë nuk e duan këtë votë.

Ndaj duhet me çdo kusht që të vendoset për tu zbatuar me akte ligjore dhe nënligjore e duhet përgatitur infrastruktura zgjedhore që tani sepse po u la për në muajt e fundit të fushatës politike parlamentare, do të sajohen njëmijë hile dhe vonesa në mënyrë që prapë shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë shtetit,  të mos votojnë.

Ata, pra emigrantët, janë pjesë më e përkushtuar e kombit sepse jetojnë e punojnë me djersën e talentin e tyre në një botë që nuk të pyet se kush je, nëse nuk prodhon të mira materiale për punëdhënësin.

Ndaj ka nevoje kombëtare për votën e tyre.

Qindra mijërat e shqiptarëve nëpër botë mund ta ndryshojnë Shqipërinë.

Por nëse mbetet në dorë të kësaj politike 32 vjeçare e themi me keqardhje se kjo Shqipëri ka marue!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit