Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 11:21 Ministri Jaupaj: 1 miliard lekë investime për infrastrukturën mjedisore në projektbuxhetin 2027 Buxheti i vitit 2027 për Ministrinë e Mjedisit parashikon 3,23 miliardë lekë, nga të cilat 1 miliard lekë janë planifikuar për investime. Ministri i…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vit i suksesshëm/Ja sa i paguajnë artistët kosovarë shtetit

Showbiz E shtunë, 4 Janar 2020 19:32
Vit i suksesshëm/Ja sa i paguajnë artistët kosovarë shtetit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Fitimet e artistëve shqiptarë për performancën e tyre gjatë vitit janë në vlera marramendëse. Për vetëm një natë, apo më saktësisht për disa orë fitojnë me mijëra euro, kjo sjell që të mbajnë nga dy apo edhe më shumë koncerte brenda një dite. Megjithatë, shpeshherë është diskutuar që këngëtarët po paguhen mjaft shumë për disa orë, siç u raportua afro 4,000 e deri në 5,000 euro. Madje, edhe këtë vit menaxherët e estradës tonë publikuan disa shifra që kanë shkuar deri në 10,000 euro apo 12,000 euro. Ndonëse shifrat rrallë janë bërë publike në formë zyrtare, kjo gjë dëshmohet me jetën luksoze që bëjnë, përfshirë edhe klipet e pushimet e tyre që tashmë lançohen përmes rrjeteve sociale.

Këngëtarët si Tayna, Ledri Vula Ghetto Geasy, Dafina Zeqiri, Nora Istrefi, Mozzik, Meda e shumë të tjerë, janë ndër emrat që pëlqehen më shumë nga publiku për të cilët thuhet se paguhen mjaft mirë. Lidhur me këtë, në muajin nëntor ish-menaxheri estradës shqiptare, Drin Zatriqi, kërkoi nga Qeveria e re që të rregullohet edhe tatimi i estradës, duke publikuar edhe çmimet për ca artistë që përfitojnë nga koncertet.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por edhe këngëtarët paguajnë tarifa. Sipas mediave kosovare, nga Administrata Tatimore e Kosovës thonë se për shkak të sigurimit të një niveli më të lartë të përmbushjes së obligimeve tatimore, ata janë të fokusuar në tri çështje. Zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi Sefa përmend edhe përmbushjen vullnetare të tatimeve si dhe trajtimin e barabartë të atyre që i paguajnë ato. Pas sigurimit të dëshmive, ATK-ja realizon vlerësimin në terren, nga ku këngëtarët dhe kategoritë tjera ngarkohen edhe me tatime shtesë, mirëpo edhe më ndëshkime të parapara me ligjet në fuqi, për ata që nuk i kryejnë obligimet e veta tatimore.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“ATK-ja, për çdo vit vepron sipas Planeve Operative, të cilat ndërmerren nëpër terren në mënyrë që të sigurojë dëshmi të ndryshme në lidhje me të hyrat që realizojnë këngëtarët. Bazuar në dëshmitë që krijohen gjatë këtyre periudhave si dhe bazuar në faktet e tjera që gjenden në mënyra të ndryshme, ATK-ja, e bën vlerësimin edhe të këngëtarëve, sikurse edhe të kategorive të tjera dhe i ngarkon me tatim shtesë, duke vendosur edhe ndëshkimet e parapara me legjislacion, nëse ata nuk kanë paguar shumën e nevojshme të tatimit duke u bazuar në të ardhurat e tyre që realizojnë”, thekson tutje zëdhënësja e ATK-së.

Mund t'ju interesojë

Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026

Para 2 orësh
Fifi do të bëhet nënë për herë të dytë, këngëtarja zbulon lajmin e ëmbël te ndjekësit

Fifi do të bëhet nënë për herë të dytë, këngëtarja zbulon lajmin e ëmbël te ndjekësit

8 Nëntor 2026, 08:36
Nga banore në ”Big Talk”, zbulohet kush do të jetë moderatorja në këtë edicion

Nga banore në ”Big Talk”, zbulohet kush do të jetë moderatorja në këtë edicion

6 Nëntor 2026, 20:19

Kjo ndodh për shkak se këngëtarët mund të jenë të regjistruar në forma të ndryshme në ATK, qoftë si individ, person fizik apo juridik. “Estrada e Kosovës i nënshtrohet Tatimit, mirëpo numri i saktë i këngëtarëve, të cilët paguajnë obligimet e tyre, mund të jetë i ndryshëm pasi që këngëtarët mund të jenë të regjistruar në forma të ndryshme në ATK, pra mund të jenë të regjistruar si individ, person fizik apo juridik, etj”, thotë Bytyqi Sefa.

Viti 2019 mund të konsiderohet si vit i suksesshëm për ATK-në sa i përket mbledhjes së tatimeve nga këngëtarët. Sipas tyre në dallim nga viti i kaluar, në 2019-tën janë mbledhur mbi 130 mijë euro më shumë tatime. Rrjedhimisht, në vitin 2019 janë grumbulluar gjithsej 754 mijë e 546 euro nga këngëtarët, pa përfshirë kontributet. Ndërkaq, në vitin 2018, ATK kishte mbledhur 613 mijë e 754 euro nga kjo kategori. ATK sqaron edhe se çfarë ndodh nëse këngëtarët nuk kanë vullnet për t’i kryer obligimet e tyre. Në një situatë të tillë, ata i nënshtrohen procedurave të mbledhjeve të detyrueshme nga ATK, e kjo përfshinë bllokimin e llogarive, tërheqjen e mjeteve nga llogaritë e tyre bankare, si dhe deri në masën tjetër më të rëndë që është ndalesa për largim nga Kosova dhe konfiskimi i pasurisë.

“Të gjithë tatimpaguesit borxhlinj ndaj ATK-së, përfshirë edhe këngëtarët, sipas Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat, nëse nuk kanë vullnet që të paguajnë borxhet e tyre, do të ju nënshtrohen procedurave të Mbledhjes së Detyrueshme nga ATK, që përfshijnë bllokime të llogarive, tërheqje të mjeteve nga llogaritë e tyre bankare, ndalesa për largim nga Kosova e deri në Konfiskim të pasurive të ndryshme. Pra kemi pasur rast kur kemi marr vendimi për bllokime të llogarive”, sqaron Valentina Bytyqi Sefa.

Nga ATK bëjnë të ditur se institucioni i tyre ka në fuqi 15 marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë, duke përfshirë: Shqipërinë, Austrinë, Belgjikën, Britaninë e Madhe, Emiratet e Bashkuara Arabe, Luksemburgun, Holandën, Gjermaninë, Hungarinë, Kroacinë, Maltën, Maqedoninë, Slloveninë, Turqinë dhe Zvicrën. Në rastet kur një artist ka paguar tatim në Kosove ndërsa është rezident i shtetit me te cilin kem marrëveshje, atëherë ai për këtë pagese te tatimeve e dëshmon me Certifikate te lëshuar punëdhënësi që tregon vlerën e paguar të tatimeve në Kosovë.

Certifikata e Rezidencës (lëshuar nga ATK) ka për qellim dëshminë se ky person apo biznes paguan tatimet për të gjitha ardhurat e krijuara në shtetin e rezidencës. Në këtë mënyrë autoriteti tatimor i huaj ku ai ka realizuar të ardhura do ta bej aplikimin e METD. Sipas saj, roli i ATK-së në gjithë këtë çështje, duhet thënë se ATK-ja është përgjegjëse për zbatimin e dispozitave të “Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat”, si dhe çdo legjislacioni tjetër të zbatueshëm në Kosovë e që i ngarkon detyrën të administrojë çdo lloj tatimi.

Etiketat e lidhura

artistekontributeKosove
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ministri Jaupaj: 1 miliard lekë investime për infrastrukturën mjedisore në projektbuxhetin 2027
Para 8 minutash

Ministri Jaupaj: 1 miliard lekë investime për infrastrukturën mjedisore në projektbuxhetin 2027

Duka emocionon me mesazhin për Ivan Balliun: Emrin tënd e ke shkruar me shkronja të mëdha në historinë e Kombëtares
Para 17 minutash

Duka emocionon me mesazhin për Ivan Balliun: Emrin tënd e ke shkruar me shkronja të mëdha në historinë...

Marcus Thuram në super formë, bën diferencën te skuadra e Interit
Para 50 minutash

Marcus Thuram në super formë, bën diferencën te skuadra e Interit

Dosja e bujshme e krimit të organizuar! SPAK jep pretencën për Emiljano Shullazin dhe Lulzim Berishën
Para 54 minutash

Dosja e bujshme e krimit të organizuar! SPAK jep pretencën për Emiljano Shullazin dhe Lulzim Berishën

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 15 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
8 Nëntor 2026, 10:26

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 22 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.