Home Forum Epilogu i “tr...

Epilogu i “tragjedisë” Berisha, më dramatik se i Mehmet Shehut

323
0

Nga Kreshnik Spahiu

Çerek opozita e copëtuar sapo ka shpallur agjendën e protestave ditore për të shpëtuar “lexhendën” e tyre nga prangat e burgut:
– të hënë protestë para SPAK
– të martën para gjykatës
– të mërkurën para ambasadave
– të enjten para Parlamentit
– të premten para zyrave të Kuvendit
– të shtunë para policisë
– të dielën para xhamisë

Shihet qartë që do protestojë kudo, por jo para Kryeministrisë, për dy arsye:

1- S’ka aq njerëz sa të mbushë bulevardin;

2- Burgosja nuk po i vjen nga Edi Rama;

Sali Berisha sapo ka filluar të përjetojë fundin e tij më tragjik që ka pasur ndonjë kryeministër në 100 vitet e fundit. Epilogu i tragjedisë së tij duket më dramatik se i Mehmet Shehut. Mehemti nuk pati fatin e keq të përjetojë dhimbjen e rrënimit politik dhe denigrimit familjar, ndërsa Berisha do shohë dhe do dëgjojë shumë. Dhe ky është vetëm fillimi……. “Një njeri që nuk ka respektuar lirinë e të tjerëve, nuk meriton lirinë e tij”. Ashtu siç ja hoqi lirinë kryetarit opozitës Fatos Nano kur ishte vetë në pushtet, ashtu po ja heqin edhe lirinë e tij.

Një njeri që ka prerë në besë të gjithë bashkëpunëtorët dhe themeluesit e PD nuk mund shpresojë besë nga të tjerët. 12 vjet më parë kur ai ishte “mbret” si kryeministër i plotfuqishëm, kërkova arrestimin e tij për tradhti kombëtare, për “shitjen e integritetit territorial të Shqipërisë” në marrëveshjen me Greqinë. Nga ajo ditë ne nuk e quanim më Kryeministri Berisha, por “shtetasi Berisha”. Atëherë askush nuk guxonte t’ia përmende emrin dhe jo më ta akuzonin. Në 7 Prill 2012 u mblodhëm mijëra protestues para zyrës tij dhe i hodhëm një jelek antiplumb njeriut që ka 30 vjet të dalë i lirë rrugëve. Njeriut që ka frikë nga populli. 12 vjet kërkuam të konsiderohej i pandehur shtetasi Berisha dhe askush nuk e besonte.

Erdhi dita…..

Erdhi dita që shtetasi Berisha të korrë ato çfarë mbolli në 33 vjet. Protestat para SPAK, gjykatës apo ambasadave janë alibia e fundit për të mos u larguar me turpin e historisë si armik i demokracisë, por si “lexhendë” e partisë.

Bashkë me Berishën u shkri dhe Berishizmi. Bashkë me zilinë e shkriu dhe partinë. Bashkë me tradhtinë humbi dhe Shqipërinë. Bashkë me egoizmin humbi militantizmin. Bashkë me paranë humbi gjithë dynjanë. Bashkë me Belerin humbi edhe nderin. Problemi i tij nuk janë prokurorët që ai pa pik turpi i kërcënon nga familja. Problemi tij janë ata që po i bëjnë gjykimin popullor.

Pretenca e tij është nënshkruar nga 1.2 milion demokratë që i besuan ndërtimin e shtetit demokratik një komunisti që u shtirej si anti-komunist. Shtetasin Berisha nuk po e dënojnë socialistët, por demokratët dhe nacionalistët, si dhe të gjithë ata që u prenë në besë nga ai. A e dini si deklarohej verdikti gjykatës në kohën e Partisë Komuniste të Saliut? Shtetasi Berisha, “në emër të popullit jeni i dënuar me …..”

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit