Home Bota Erdogan drejt...

Erdogan drejt fitores, gjithçka vendoset më 28 maj

111
0

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan po ecën i sigurt drejt fitores në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që pritet të mbahen në 28 maj. Aleanca nën kreun e Partisë Popullore Republikane, Kemal Kilicdaroglu “ka nisur të fusë ujë”.

11 anëtarë të Komitetit Themelues të Partisë së Ardhmërisë të ish-kryeministrit Ahmet Davutoglu, i cili është pjesë e aleancës në favor të Kilicdaroglu, dhanë dorëheqjen nga partia dhe iu bashkuan AKP-së së Erdoganit. Të 11 zyrtarët kanë dalë kundër gjuhës së ashpër të përdorur së fundmi nga Kemal Kilicdaroglu, i cili tha se do të dëbojë të gjithë refugjatët sapo të marrë pushtetin.

Dy pretendentët për presidencën e Turqisë tani më kanë vetëm gjashtë ditë për të bindur votuesit përpara raundit të dytë të zgjedhjeve pas atij të 14 majit, i cili nuk nxori një fitues. Tashmë gjithçka pritet të vendoset në 28 maj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit