Home Bota Erdogan: Sued...

Erdogan: Suedia do të tronditet nëse i themi “po” vetëm Finlandës

113
0

Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO është në duart e Turqisë, por presidenti turk Tajip Erdogan duket se dëshiron të zvarrisë përgjigjen për këtë çështje.

Sipas mediave të huaja, teksa bisedimet me Suedinë janë të ngrira deri pas zgjedhjeve presidenciale të 14 majit, Erdogan tani thotë se do t’i trajtojë ndryshe dy aplikimet për anëtarësim.

“Nëse është e nevojshme, ne mund t’i japim një mesazh tjetër Finlandës,” tha ai të dielën, duke shtuar: “Suedia do të tronditet nëse i japim një mesazh tjetër Finlandës.”

Ministri i Jashtëm suedez Tobias Billström deklaroi dje se “procesi i anëtarësimit është ndalur përkohësisht”, pas njoftimit të Turqisë se po tërhiqet nga dialogu me Suedinë dhe Finlandën. “Ne po ndjekim zhvillimet në Turqi dhe presim zgjedhjet e 14 majit”, shtoi ai.

Billström shtoi se qëndrimi i Turqisë “nuk e ka bërë më të lehtë” procesin, por qeveria suedeze shpreson se vendi do të bashkohet me NATO-n këtë verë në një samit në Vilnius.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit