Home Bota Erdogan telef...

Erdogan telefonatë me Vuçiç dhe Kurtin: Turqia gati të kontribuojë në dialog

64
0

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se përparimi në dialog mes Kosovës dhe Serbisë, është mënyra e vetme për paqe afatgjatë dhe stabilitet në rajon dhe se Turqia është gati të kontribuojë me pjesën e tyre që u takon.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke, Erdogan ka pasur një bisedë telefonike me presidentin Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin Albin Kurti, ku është disktuar edhe për zhvillimet në veri të Kosovës.

“Gjatë telefonatave, në të cilat janë diskutuar edhe marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, Erdoğan në lidhje me zhvillimet në veri të Kosovës ka thënë se e vetmja rrugë për të vendosur paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon është avancimi i procesit të dialogut”.

Erdoğan ka deklaruar se Turqia është e gatshme të kontribuojnë me pjesën e tyre që u takon në procesin e dialogut, njoftoi sot agjencia turke e lajmeve Anadolu.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit