Home Sporti Eriksen divor...

Eriksen divorcohet zyrtarisht me Interin, vjen njoftimi nga klubi zikaltër

60
0

Christian Eriksen nuk është më një futbollist i Interit. Ka qenë klubi zikaltër që me anë të një komunikate i ka dhënë lamtumirën danezit, teksa ky i fundit nuk mund të luajë në Itali pasi ka të vendosur një defibrilator, si pasojë e arrestit kardiak gjatë Euro 2020.

“Momentet më të bukura, golat e tu dhe fitoret, e gjithë mbështetja e publikut në San Siro do të qëndrojë gjithnjë e fiksuar në historinë zikaltër. Të urojmë fat Chris”, ishin disa nga fjalët e përzgjedhura për t’i dhënë lamtumirën mesfushorit.

Eriksen është i lirë të negociojë me klubet e tjera, teksa opsionet më të mundshme për 29-vjeçarin janë Odense në Danimarkë dhe Ajax në Holandë, pasi në këto vende lejohet aktiviteti i një futbollisti që ka të vendosur defibrilatorin, duke qenë se në rast të një fatkeqësie problemin e merr përsipër vetë futbollisti dhe jo klubi përkatës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit