Home Kronike Erion Braçe: ...

Erion Braçe: Raporti me Ramën është institucional! Ministrat që flenë gjumë i kam fokus kritike

57
0

Ish-zv/kryeministri, deputeti socialist Erion Braçe shihet si kritik i mazhorancës, por ka bërë me dije se ka marrëdhënie korrekte institucionale me Edi Ramën. Ai u shpreh se propozimet e tij janë të majta dhe në përputhje me qëllimet e PS-së. Duke iu referuar ministrave që ”flenë gjumë”, Braçe tha se janë në fokus të kritikës së tij.

“Raporti ynë s’ka rëndësi, më mjafton të kem marrëdhënie korrekte institucionale me Ramën. Kjo është themelore. Deputet me kryeministrin, me kryetarin e partisë. Në marrëdhëniet personale nuk kanë pse të hyjnë të tjerë.

Në marrëdhënie institucionale kam qëndruar aq korrekt sa s’ka ku të shkojë më. Kam bërë punën time në zonën elektrorale dhe të gjitha propozimet e mia janë të majta dhe në përputhje me qëllimet dhe objektivat e PS.

Në anën tjetër, jemi në prag të zgjedhjeve dhe e gjithë sjellja implikon edhe me prezantimin para zgjedhjeve. Përtej kësaj, mas pulsin e njerëzve atje poshtë, bujq, blegtorë. Ministrat që flenë i kam në fokus kritike dhe nuk mund t’i mbështes”, tha Braçe për ”Report Tv”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit