Home KRYESORE Erion Veliaj ...

Erion Veliaj i dorëzon medaljen e mirënjohjes kampionit të botës në peshëngritje, Briken Çalja

174
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim kampionin e botës në peshëngritje, Briken Çalja, peshëngritësin Erkand Qerimaj dhe delegacionin shqiptar që mori pjesë në botërorin e Uzbekistanit. Veliaj vlerësoi sportistët për rezultatet historike të arritura në botërorin e peshëngritjes dhe për përfaqësimin dinjitoz të ekipit tonë kombëtar dhe të Sport-Klub Tiranës.

Teksa i dorëzoi medaljen e mirënjohjes kampionit Briken Çalja, Veliaj theksoi se ky është mesazhi më i mire për të rinjtë dhe të rejat e qytetit. “Skuadra jonë e peshëngritjes u kthye nga Uzbekistani me rezultatet më të mira në 30 vitet e fundit. Brikeni është një krenari e jashtëzakonshme, sot kampion i botës. Të jesh më i miri në botë në një fushë, do të thotë se ke punuar me përkushtim, me zell dhe pasion të jashtëzakonshëm. Këto janë rezolutat që na duhen për 2022, më shumë çuna dhe goca që i bëjnë gjërat me pasion, me zell, me punë të pastër.

Po ashtu edhe Erkandi, që për efekt praktik është i treti, por teknikisht i katërti, na ka bërë krenar dhe ka përformuar shumë mirë. Gjykoj se jemi përgatitur mirë me një skuadër të denjë për Lojërat Olimpike në Paris. Kjo medalje është një mirënjohje nga qyteti dhe klubi ynë, nënvizoi Veliaj.

Kampioni i botës në peshëngritje, Briken Çalja, falenderoi Bashkinë e Tiranës për mbështetjen e sportit, ku edhe rezultatet nuk kanë munguar.

Peshëngritësi i njohur shqiptar, Erkand Qerimaj, që humbi podiumin vetëm për 1 kg, theksoi se ndryshimet dhe përmirësimi i trajtimit të sportistëve, është një motiv për rritjen e rezultateve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit