Home POLITIKE Erion Veliaj:...

Erion Veliaj: Inovacioni është e ardhmja, teknologjia është investimi më i mirë për të rinjtë

37
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë sot në Konferencën Kombëtare, “Pronësia Intelektuale dhe Rinia – Inovacion për një të ardhme më të mirë”, që u mbajt në Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale.

Në fjalën e tij, duke iu drejtuar të rinjve, Veliaj tha se bashkëmoshatarët e tyre në të gjithë botën po përballen me sfidat e inovacionit, duke përdorur energjinë, zgjuarsinë dhe kreativitetin e tyre për të krijuar një të ardhme më të mirë.

Konferenca e sotme na bën të kuptojmë se çdo ide, çdo shpikje, çdo arritje ka një vlerë në treg, një patentë të vetën dhe një mënyrë sesi mbrohet kjo e drejtë. Ndaj, e shoh edhe si një fushatë fantastike emancipimi, ku nëse dikush ka krijuar një sistem që funksionon, qoftë edhe këtu në ‘nahijen’ tonë, do ishim shumë të lumtur ta mësonim si bëhet, dhe nëse secili mëson prej tjetrit, besoj se të gjithë dalim më të ditur dhe me njohuri nga kjo eksperiencë e sotme, sepse kështu marrim diçka praktike për gjëra që funksionojnë dhe strategji që vlejnë edhe në kontekstin tonë,” tha ai.

Veliaj deklaroi se mbrojtja e të drejtës intelektuale duhet të shërbejë si një moment emancipimi dhe frymëzimi për më shumë ide novatore

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit