Home Aktualitet Erion Veliaj ...

Erion Veliaj si afgan i vërtetë!

64
0

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe nënkryetarja Anisa Ruseti u takuan me qytetarët afganë të cilët janë akomoduar në godinat 11 dhe 12 të Qytetit Studenti. Prej ditës së parë, afganët janë asistuar nga stafi shërbimeve sociale të Bashkisë së Tiranës.

Erion Veliaj u takua me afganët, të cilët e falenderuan atë si një vëlla të vertetë.

Ndërkohë një vajzë e ardhur nga Kabuli, entuziasmuar nga Erion Veliaj, tha:

“Dua të falenderoj skuadrën shqiptare dhe të gjithë ata që na ndihmuan të largoheshim nga Afganistani. Për ne ishte një situatë shumë e vështirë për të hyrë në aeroport, sepse gjithçka jashtë aeroportit ishte nën kontrollin e talebanëve. Ishte shumë e vështirë të hyje, sidomos atë natë kur kishte shpërthime bombash dhe kushdo humbi shpresat për t’u larguar nga Afganistani, duke menduar se do të humbte edhe jetën. Ndihemi të lumtur që na ndihmuat për të ardhur këtu dhe ju falenderoj edhe në emër të të gjithë afganëve të tjerë”.

Ndërsa kryebashkiaku i Tiranës tha: “E kuptoj se qëndrimi juaj këtu është i përkohshëm, teksa procesoni dokumentet tuaja për të vijuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kemi folur edhe me zyrtarë amerikanë, të cilët duan t’i procesojnë sa më shpejt, por sado që të zgjasë ky qëndrim, duam që të jetë një qëndrim sa më i lehtë. Nëse ka diçka që mund t’ju ndihmojmë, na e bëni me dije, dhe ne do bëjmë maksimumin derisa të shkoni në një hotel, ku mund të qëndroni pak më gjatë, të jetë më e lehtë. Ne nuk jemi një qytet shumë i pasur, por kemi një zemër shumë të madhe, duam që secili prej jush të ndihet si në shtëpi”, shtoi Veliaj.

Të gjithë afganët e qytetit “Studenti” u lehtësuan kur panë dhe takuan kryebashkiakun e Tiranës.

Njeri prej afganëve që ka ardhur në qytetin “Studenti”, sapo u takua me Erion Veliaj tha: Këtu paskemi një vëlla të madh, si Veliaj!’.

Me pas Erion Veliaj bëri një foto me afganët, i thjeshtë dhe mikpritës, e ku dukej si një prej tyre.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit