Home Aktualitet Eshtrat e gje...

Eshtrat e gjetura në Berat, policia: S’kemi të bëjmë me ngjarje kriminale

97
0

Një kafkë e dekompozuar është gjendur sot pranë varrezave të Burdulliasit dhe ndodhej brenda një qeseje plastike. Ajo është gjetur nga punëtorët e varresave. Kafka i përkiste një gruaje por ende nuk dihet identiteti i saj.

Policia e Beratit ka bërë me dije se eshtrat e gjetura pranë varrezave të qytetit, do të dërgohen për ekzaminim në institutin e policisë shkencore. Theksohet se nuk kemi të bëjmë me ngjarje kriminale

“Në varrezat e qytetit, punonjësit e varrezave të bashkisë, gjatë pastrimit anës rrugës hyrëse për në varreza, kanë gjetur një qese plastmasi transparente, të vjetër, brenda së cilës gjendeshin mbetje kockore humane. Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme. Është krijuar grupi hetimor, janë plotësuar formularët për ekzaminimin e mbetjeve kockore në Institutin e Policisë Shkencore, dhe vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti. Nga veprimet e para hetimore rezulton se nuk kemi të bëjmë me ngjarje kriminale”,-thuhet në njoftimin e policisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit