Home Sporti Europa League...

Europa League/ Lazio sfidon Marsielle, Napoli sfidon Legian e shqiptarëve

73
0

Pas Championsit, mbrëmjen e sotme do të rikthehet Europa League dhe Conference League, me ndeshjet e treta në grupe. Një nga duelet më interesante do të jetë ajo mes Lazio dhe Marsielle. Pas fitores së fundit me Lokomotiv Moscoë, lacialët synojnë të hedhin një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit, por edhe Marseille nuk do të humbasë terren.

Napoli kërkon fitoren e parë në Europë dhe duhet të mposhtë Legian e shqiptarëve Muçi, Çelhaka e Kastrati, që kryeson Grupin C me pikë të plota. Përballje interesante edhe ato ndërmjet Eintracht Frankfurt e Olympiakos, por edhe PSV Eindhoven-Monaco e Sparta Praga-Lyon.

Në Conference League, Roma do të përballet me Bodo Glimt. Verdhekuqtë po dominojnë Grupin C dhe synojnë ta mbyllin sa më shpejt çështjen e kualifikimit. Një prej ndeshjeve më të rëndësishme është ajo që do të luhet në Holandë, ndërmjet Vitesse dhe Tottenham. Anglezët kryesojnë Grupin G, me 4 pikë, por me një humbje rrezikojnë të zbresin menjëherë në vendin e tretë.

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit