Home Sporti EUROPA LEAGUE...

EUROPA LEAGUE/ Përballje titanësh United-Barcelona, Juvja për “jetë a vdekje” në Francë

83
0

Europa League vjen sot me disa ndeshje shumë interesante për fazën e 1/16-ve. Vëmendja do të jetë në Old Trafford aty ku Manchester United pret Barcelonën. Sfida e parë në Camp Nou ishte spektakolare dhe u mbyll në barazimin 2-2 ndërsa në Angli do të luhet gjithçka për gjithçka me të dyja skuadrat që vijnë në formë optimale.

Nga ana tjetër, Juventus udhëton në Francë ku i pret përballja me Nantes. Bardhezinjtë synojnë që t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni duke parë situatën në kampionat. Ndeshja e parë në Torino përfundoi në barazim 1-1 dhe tashmë gjithçka është e hapur.

Një tjetër skuadër italiane në vështirësi është Roma. Verdhekuqtë u mposhtën 1-0 nga Salzburg në transfertë dhe në Olimpico me mbështetjen e tifozerisë, të besuarit e trajnerit Jose Mourinho do të tentojnë përmbysjen.

Në ndeshjet e tjera, Union Berlin pret Ajax me sfidën e parë që përfundoi në barazim pa gola, Rennes do të tentojë përmbysjen në shtëpi ndaj Shaktar Donetsk me sfidën e parë që përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të ukrainasve.

Image

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit