Home Sporti Evertoni kërk...

Evertoni kërkon me ngulm Armando Brojën, “tërbohen” tifozët e Chelsea-t

112
0

Armando Broja ka përfunduar sërish në listën e dëshirave të skuadrës së Evertonit. Ekipi nga Liverpuli besohet t’i ketë kërkuar 20-vjeçarin pjesë e kombëtares kuqezi si pjesë e një shkëmbimi me talentin 21-vjeçar Anthony Gordon, një lojtar krahu që cilësohet si e ardhmja e kombëtares angleze.

Edhe pse trajneri i Chelsea Tuchel ka nënvizuar mbështetjen për shqiptarin e lindur në Britaninë e Madhe, në tre ndeshje të para të sezonit e ka përdorur shumë pak.

Tifozët e Chelsea-t ndërkohë nuk janë shfaqur aspak të kënaqur nga kjo lëvizje, pasi e cilësojnë sulmuesin shqiptar si një lojtar që mund të gjejë lehtë golin. Në ditët në vijim pritet zhvillime të reja, por nuk përjashtohet mundësia që ta shohim sërish Brojën në huazim te ndonjë klub tjetër në Premier League.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit