Home Aktualitet Evi Kokalari ...

Evi Kokalari sulmon Belind Këlliçin: Evituat një lulbashë të dytë!

1125
0

Nuk mungojnë sherret edhe në PD-në e Berishës. Evi Kokalari ka sulmuar egër Belind Këlliçin duke e quajtur “një lulbashë të dytë”.

Belind Këlliçi nuk mori asnjë post në PD, pas zgjedhjeve të bëra nga Sali Berisha për postet drejtuese te selisë blu.

Për Kokalarin, për fat të mirë u devijua rreziku për krijimin e një Lulzim Bashe të dytë. Ajo thekson se do të paraqesë fakte se si Belind Këlliçi ka përfituar nga besimi që i dhanë në Kuvendin e 11 dhjetorit.

“Ja kush janë më të votuarit kur nuk orientohet vota!!! Urime të gjithë fituesve dhe urime çdo anëtari të Këshillit Kombëtar që sot devijuan rrezikun e një Lulzim Bashe të dytë. Gjithsesi, puna juaj nuk mbaron këtu. Votimi sot ka vërtetuar çfarë ju kam thënë më parë që, Belind Këlliçi ka përfituar nga besimi që i dhamë që në Kuvendin e 11 Dhjetorit dhe këtë nuk duhet t’ja falim.

Ai gjithashtu ka dëmtuar thellë reputacionin e atyre anëtarëve të Forumit Rinor që kanë fituar në 30 Prill drejtësisht dhe me meritokraci, dhe këtë as ata vetë nuk duhet t’ja falin. Të rinjtë janë e ardhmja e PDsë, dhe është shumë e rëndësishme që ata ta drejtojnë këtë parti me integritet dhe larg nga lojrat e pista dhe korrupsioni që e ka karakterizuar PDnë këto 12 vitet e fundit. Pres akoma përgjigje nga Belindi sepse për hir të të gjithë atyre që ju dhanë me shpirt foltores, nuk mund ta lë këtë punë përgjysëm. Po humbi integriteti i votës, humb demokracia dhe si pasoj humbim dhe ne. Një përshëndetje dhe avokates time Endira Bushati që më ka ndenjur shumë pranë gjatë kësaj lufte, dhe duke e ditur koston e sabotimit të mundshëm nga miqtë e Belindit, integriteti i saj ngeli i paprekur. Fundjavë të mbarë të gjithëve”, shkruan Kokalari.

Kokalari ka nisur denoncimet për manipulimin e votave që sipas saj ka bërë Belind Këlliçi, ku ka postuar një foto me numra dhe shkruan se janë numrat respektivë të përdorur në listën e votimit për kandidatët e Këshillit Kombëtar të PD-së më 30 prill. Sipas saj, me anë të kësaj liste Këlliçi ka lobuar dhe orientuar votuesit për kandidatët që janë zgjedhur. Kokalari thotë se nga 67 personat në listë që ka publikuar, 43 prej tyre janë zgjedhur dhe përbëjnë 15% të Këshillit. Sipas Kokalarit, Këlliçi ka fuqizuar kështu klanin e tij dhe kanë lënë jashtë liste të rinjtë e tjerë që kandiduan.

Kokalari akuzoi Këlliçin se kishte lobuar dhe orientuar votat për të siguruar një vend në Kryesi. Kjo përplasje vjen vetëm pak ditë para se PD e Berishës të finalizojë zgjedhjen e organeve drejtuese, përmes posteve më të rëndësishme në parti pas kryetarit, Sekretarit të Përgjithshëm dhe nënkryetarëve që zgjidhen të premten.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit