Home Aktualitet ”Evropa...

”Evropa, shtëpia jonë”, a po distancohet Vjosa Osmani nga Albin Kurti?

193
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër do të mbajë fjalimin e parë dhe historik për vendin e saj, në një kohë tensionesh. Ajo do të mbajë një fjalim në Parlamentit Evropian. Kjo është hera e parë që një President i Republikës së Kosovës si shtet i pavarur, do t’i drejtohet seancës plenare të Parlamentit Evropian.

Për këtë, këtë mbrëmje Osmani ka publikuar një flamur të BE-së nën sloganin ”Evropa, shtëpia jonë”! Publikimi vjen menjëherë pas konferencës së shtypit të Kryeministrit Edi Rama i cili njoftoi anulimin e mbledhjes formale mes dy qeverive, duke njoftuar se Albin Kurti ka refuzuar të takohet me të personalisht për ti përcjellë mesazhet e bashkësisë euroatlantike kundër Kosovës.

Postimi i zonjës Osmani bën diferencë me qëndrimet e Albin Kurtit. Në raportimin e tij sot në Bruksel i dërguari i Bashkimit Evropian Lajçak ka veçuar qëndrimet e zonjës Osmani në raport me Albin Kurtin, duke thënë se është më bashkëpunuese.

Osmani ka pasur kontakte dhe me udhëheqësit e lartë të Shqipërisë ditët e fundit, duke u kërkuar atyre të ndihmojnë në qetësimin e raporteve të Kosovës me perëndimin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit