Home Aktualitet “Feja dhe etn...

“Feja dhe etnia”, Abilekaj: Dy faktorët që do të çojnë në dështimin e  censit

38
0

Gazetari i njohur Enton Abilekaj, flet për censin që do të bëhet për regjistrimin e popullsisë dhe banesave. Për të njerëzit të ndërgjegjësohen për deklarimin e fesë dhe të etnisë,  ndërsa shtoi se do të jenë pikërisht këto dy faktor që do të çojnë në dështimin e  censit.

“Që të mos përsëriten gabimet e vitit 2011 njerëzit duhet të ndërgjegjësohen, në pyetjet për deklarimin e fesë dhe kombësisë që kanë shumë debat. Në 2011 na dolën 60% myslimanë, 10.03 katolikë, ateistë dolën shumë pak. Ne në Shqipëri e dimë se njerëzit që nuk besojnë janë shumë më shumë se aq.

Besimtarë dhe praktikantë janë dy pyetje të ndryshme. Feja që zgjidhet dhe feja që trashëgon nuk janë e njëjta gjë. Kanë shumë faktor që ndikojnë dhe njerëzit duhet të ishin sqaruar.

Ne nuk i sqarojmë njerëzit sërish në këtë çështje. Ne përsëri do të dështojmë në këto çështje. Ne kemi një vështirësi shumë të madhe për të njohur fuqinë blerëse në këtë vend”-tha ai për “Euronews Albania”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit