Home Bota Finlanda dhe ...

Finlanda dhe Suedia në NATO, Erdogan bisedon me Macron dhe ka një kusht

331
0

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe Presidenti francez, Emanuel Macron kanë pasur një bisedë telefonike ,ku kanë diskutuar së bashku mbi anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, por jo vetëm.

Macron i ka kërkuar Erdoganit të respektojë zgjedhjen sovrane të Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n. Përgjigja e dhënë nga Erdogan, është se kushti që ai të pranojë anëtarësimin e dy vendeve nordike në Aleancën Veriatlantike është që Suedia dhe Finlanda të trajtojnë shqetësimet e sigurisë që ka Ankaraja.

Erdogan akuzon veçanërisht Suedinë se ajo strehon grupin e kurdëve të shpallur terroristë nga Turqia. Dy liderët në bisedën e tyre trajtuan gjithashtu krizën e sigurisë ushqimore.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit