Home Sporti Fiorentina i ...

Fiorentina i shkakton një tjetër humbje Milanit në Seria A (VIDEO)

174
0

Pas tri fitoreve radhazi, Milani rikthehet te rezultatet negative. Kuqezinjtë kanë pësuar një humbje 2-1 në transfertën ndaj Fiorentinës.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërkohë që në fillimin e së dytës, Tomori gabon rëndë ndaj Ikone, duke shkaktuar 11-metërsh. Nga pika e bardhë Gonzales do të tregohej i saktë.

Milani u mundua të reagonte, por hasi vështirësi në mbrojtjen vjollcë. Fiorentina ndërkohë luajti me kundërsulme të shpejta, teksa 3 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Jovic dërgoi topin në kuadrat me një goditje të saktë me kokë.

Theo Hernandez shkurtoi shifrat në shtesë me një goditje potente, por nuk kishte më kohë. Milani mbetet në vendin e katërt me 47 pikë, ndërkohë që Fiorentina ngjitet e 12-ta me 31 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit