Home Sporti Fiorentina ng...

Fiorentina ngulmon për Nedim Bajramin

41
0

Fiorentina nuk heq dorë nga Nedim Bajrami. Klubi i “La Viola” e pëlqen shumë lojtarin e kombëtares shqiptare dhe pritet që në ditët në vijim të nisë një ofertë në drejtim të Empolit.

Trajneri i Fiorentinës, Italiano dëshiron të përdorë aftësitë e tij përpara mesfushës, pra në rolin e fantazistit. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, 23-vjeçari do të ishte i gatshëm të transferohej në Firence.

Në sezonin e fundit, Bajrami zhvilloi një kampionat shumë të mirë duke ndihmuar Empolin që të qëndronte në elitën e futbollit italian.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit