Home Sporti Fitoi 7-1 në ...

Fitoi 7-1 në Skoci, Klopp: Do dehemi me një birrë, City ekipi më i mirë në botë

49
0

Liverpooli mori një fitore spektakolare në shifrat 7-1 në transfertën ndaj Rangers. Skuadra e Jurgen Klopp në këtë mënyrë shkon me motivimin e duhur në super duelin ndaj Manchester City-it që do ta ketë këtë fundjavë.

“Kjo fitore sigurisht që ndryshon qasjen tonë përpara sfidës së fundjavës ndaj Manchester City, por e di mirë se do të jetë një ndeshje e ndryshme nga kjo ndaj Rangers. Në ‘Anfield’ do të zbarkojë ekipi më i fortë në botë për momentin. E kemi të qartë se nuk do të jetë e lehtë ndaj tyre.

Duhet të punojmë fort dhe të shfrytëzojmë humorin e mirë që kemi pas kësaj fitoreje. Rigjetëm fitoren në transfertë? Zakonisht pimë një birrë pas ndeshjeve në transfertë. U bë kohë e gjatë që nuk ndodh, kështu që këtë herë mendoj se do të dehem me një shishe”, deklaroi Klopp.

Liverpooli pret Manchester City në mitikun “Anfield” të dielën në orën 17:30 dhe me siguri që do të jetë një përballje emocionuese.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit