Home Aktualitet Fjalët e fund...

Fjalët e fundit të shefit të Antidrogës në Ulqin para se të zhdukej! Ja pistat ku po hetojnë autoritetet shqiptare dhe malazeze

12
0

“Po shkoj deri në Shkodër se kam një punë. Nuk vonohem se kur të vij do i bie shkurt”. Këto ishin fjalët e fundit të shefit të antidrogës në Ulqin, Rudolf  Elezoviç, i cili rezulton i humbur prej datës 27 maj.

Autoritetet malazeze pas denoncimit të familjarëve për humbjen e 54 vjeçarit kanë nisur hetimet ndërsa kanë sjellë materialet edhe në policinë e Shkodrës duke kërkuar kështu bashkëpunim dhe mbështetjen e autoriteteve shqiptare për gjetjen e shefit të antidrogës të Ulqinit dhe Tivarit.

HETIMET

Nuk ka asnjë dëshmi lidhur me lëvizjet apo momentet e fundit të 54 vjeçarit Elezoviç, përveç dëshmisë së familjarëve të cilët kanë treguar bisedën e fundit me të.

Edhe nga sinjali i celularit, gjurma e fundit e 54 vjeçarit rezulton pikërisht në zonën kufitare në afërsi të Pentarit dhe Reçit në lumin Buna.

Po ashtu sipas burimeve Elezoviç ka qenë duke hetuar një çështje të trafikut të drogës së bashku me autoritetet shqiptare në policinë e Shkodrës. Policia malazeze në dyshimet e para të saj e lidh këtë ngjarje me një krim të mundshëm nga mafia e Malit të Zi në bashkëpunim me shtetas shqiptar.

Rudolf  Elezoviç ka punuar për 6 vite si shef i policisë së Ulqinit ndërsa së fundmi mbante detyrën e shefit të antidrogës për Ulqinin dhe Tivarin. Është bashkëshortja e tij Marina Elezoviç ajo që ka bërë denoncimin ndërsa më pas policia dhe prokuroria në Malin e Zi nisën hetimin lidhur me këtë rast.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit