Home Sporti Florian Marku...

Florian Marku paralajmëron Kongon: Për të më rrahur duhet të më hedhë KO, do t’i tregoj se kush jam unë të dielën!

240
0

Boksieri i pamposhtur shqiptar Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim kritik që ka pranuar sfidën me të.  Kongo, pohon ai, po e nënvlerëson shqiptarin, ndaj Marku, në një intervistë për “Sky Sports” thotë se do ta bëjë të paguajë për këtë.

“Ai tregoi mungesë respekti ndaj meje. Ai erdhi sikur të isha askushi, më ndërpreu intervistën dhe e shtyva. Kongo pëlqen të ngacmojë njerëzit. Por nëse e ngacmojmë atë, ai do të ndalet.

Për të më rrahur duhet të më hedhë KO sepse unë nuk dorëzohem. Nuk më intereson çfarë do të sjellë sfida, unë do të bëj punën time dhe do ta përmbush ëndrrën time sido që të jetë. Unë e di se sa shumë punoj, e di se çfarë jam i aftë. Më 31 mars do ta shohim. Unë do ta tregoj.

Ai më nënvlerëson mua, ashtu siç kanë bërë të gjithë. Ndoshta se unë vij nga një sport tjetër si MMA dhe kikboksi dhe nuk jam vërtet me përvojë në ring, por ata harrojnë se jam i pamposhtur. Kur ata janë brenda në ring me mua, e ndjejnë se sa shumë e dua fitoren, se sa ndryshe jam. Tani do t’i dëshmoj turmës dhe Kongo se nuk jam këtu se kam patur fat”, tha Florian Marku.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit