Home Sporti Formacionet e...

Formacionet e Derbit të Italisë/ Allegri me “gjithë armatën” e sulmit ndaj Interit

95
0

Derbi i Italisë sjell emocione të mëdha pas pak minutash me super duelin mes Juventusit dhe Interit. Bardhezinjtë do të tentojnë të marrin një sukses ndaj zikaltërve për t’i prishur punë në garën për titull dhe për të mbajtur vetë gjallë shpresat.

Allegri ka ndryshuar vendosje duke kaluar në skemën 4-2-3-1. Vlahovic do të mbështetet nga Cuadrdo, Morata dhe Dybala. Rabiot dhe Locatelli do të formojnë dyshen e mesfushës, ndërkohë që në mbrojtje rikthehet Chiellini dhe Alex Sandro.

Interi në krahun tjetër kundërpërgjigjet me vendosjen 3-5-2. Dzeko dhe Lautar Martinez formojnë dyshen e sulmit, ndërkohë që në mesfushë Brozovic rikthehet në mesfushë. Perisic dhe Dumfries do të luajnë në krahët e mesfushës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit