Gurët e Serbrenicës dhe Mëkatet e Serbisë

 

Nga Adriatik Dosti

Sapo kishin përfunduar bombardimet e NATO-s në Kosovë dhe sapo lufta dukej se kish mbaruar e forcat sadiste ushtarako – policore serbe ishin tërhequr së bashku me disa kolegë të mi nga 13 – 15 tetori i 1999 jam gjendur në Prishtinë . Të parën gjë që kam parë ka qenë i tmerrshmi stacion policor në qendër të qytetit i bombarduar, shembur e rrafshuar prej forcave aleate, ndaj të cilit vendas tregonin histori tronditëse e rrënqethëse. Më pas duke udhëtuar nga kryeqyteti kosovar drejt Prizrenit, Pejës e Gjakovës kam parë me sytë e mi tmerret e pa besueshme e te pa imagjinueshme të luftës. Shtëpi të djegura e te rrafshuara gjithkund të damkosura me kryqin serb e simbolet etnike. Dhimbje dhe lotë në sy që përziheshin me një lloj urrejtje aq sa serbin e parë që do ndeshja rrugës jo që do ta gjuaja me dru a me gurë, por do ta mbysja me duart e mia a do ta haja te gjallë siç thotë një shprehje tipike shqiptare në raste të tilla. Dhe sa histori e barbari të tilla që kish lënë pas Serbrenica boshnjake. Masakra e Racakut, Lipjanit, Dubravës etj etj. E si për koincidencë teksa po i afroheshim Prizrenit, makina jonë u ndal për të respektuar Autokolonën e Delegacionit Zyrtar të OKB që me në krye shefin e saj, Kofi Anan po bënte ato ditë një vizitë në Kosovën e sapo dalë nga tmerret e luftës.
E kujtova këtë vizitë tek pashë atë seç ndodhi me kryeministrin serb Vuciç, tre ditë më parë në fshatin Potocar të Serbrenicës, me rastin e përkujtimit të 20 vjetorit të masakrës me të tmerrshme njerëzore në Europë, pas asaj të nazistëve mbi hebrejtë dekada më parë. E kujtova për të thënë se është ndryshe ta përjetosh e ta shohësh tmerrin me sytë e tu e krejt tjetër gjë ta degjosh apo ta lexosh nga dikush tjetër. 
E pra 20 vjet më parë propogandës serbe që çoi në një katrahurë njerëzore të përmasave të papara e drithëruese ju priu më shumë se askush Partia Radikale Serbe që asokohe udhëhiqej nga Shesheli e Nikolici i sotëm President i Serbisë e Vucici, kryeministër i saj. Nuk harrohen deklaratat e tyre në kuvendin serb tek shpreheshin që: Për një serb të vrarë do vrasim 100 myslimanë [A. Vucic], nga bombardimet e NATO ne do kemi humbje të medha por në Kosovë pas kësaj nuk do të lëmë me këmbë shqiptari [ Sheshel ] shqiptarët,  boshnjakët e kroatët janë armiqtë tanë shekullore, ndaj dhe duhen zhdukur [ Nikolic]. E natyrisht në ballë të këtyre masakrave të tmerrshme qëndronin kriminelët e tipit nazist Milloshevic, Karaxhic e Mlladic.
Atë fund vere të 1995 në mënyrën më të çuditshme e të pa shpjegueshme forcat speciale të KFOR e të OKB të përfaqësuara nga një batalion po special hollandez ju dorëzuan serbëve të Ratko Mlladicit kampin e sigurisë njerëzore në të cilin ishin gati 10. 000 vetë. Me pas dihet seç ngjau. Të paktën zyrtarisht u mësua se 8.000 njerëz u vranë e u zhdukën në Serbrenicë në mënyrën më sadiste e makabre në mes të ditës e në mes të Europës se shekullit të XX.
E këta plehra e barbarë që të vrasin natën e kërkojnë të të qajnë ditën sot me një qiri në dorë e një kurorë me lule kërkojnë teëmbyllin atë kapitull të zi të barbarisë së tyre të pashembullt e kërkojnë të vendosin të ashtuquajturat Ura të Paqes. Këta që të vranë,  dogjën e zhdukën dje me paturpësinë e pafytyrësinë ç'njerëzore vijnë e të vënë lule mbi varr. Jo, Jo, diçka vërtet nuk shkon, nuk është normale e del dukshëm mbi llogjikën njerëzore. Ju që i vutë zjarrin Ballkanit falë ultranacionalizmit tuaj të sëmurë e të pa ndreqshëm historikisht, minimumi nuk keni patur deri tani kurajon civile ti kërkoni falje publike popullit të Bosnjë – Herzegovinës, Kosovës e Kroacisë për tmerret e demët e pallogaritshme njerëzore, morale e materiale që ju shkaktuat e sot si puna e kameleonit kërkoni të propagandoni zgjatjen e dorës së miqësisë serbe. Cilën dorë, atë që ende kullon gjak nga moria e pafund e krimeve ? Apo atë dore që dogji e shkretoi gjithë ç'ka i doli përpara, vrau e preu sa e ku mundi falë edhe Europës e OKB që bënte rolin e sehirrxhiut e i trembej një sadisti si Milosheviçi. Si mund të pretendohet se mund të rrohet në paqe, harmoni e fqinjësi të mirë e normale kur vrasësit e ideatorët e masakrës së djeshme janë sot ende në krye të shtetit serb, ndërsa kriminelët e ekzekutorët e jetëve të mijëra e mijëra njerëzve të pafajshëm, banditët, grabitësit, plaçkitësit barbare e përdhunuesit e mijëra grave kosovare, boshnjake e kroate shëtisin ende të lirë rrugëve të Beogradit, madje të sigurtë e të mbrojtur po nga kjo qeveri që kërkon të verë lule mbi Memorialin e masakrës së Srebrenicës. Ti më vret, më djeg e më zhduk e une të të pres me përqafime e me lule? Cilës arsye e llogjike i bëjnë yzmet Vuciçët e falangat e tyre kriminale. Gurët i kishit pak. 
Ishin të pështira reagimet e krerëve të shtetit serb pas incidentit, tek bënin fjalë për atë se duhet dënuar populli boshnjak se desh na vrau kryeministrin  apo këtë rradhë e kemi falur atë, ne ju shtrijmë dorën e paqes por ju nuk e pranoni atë etj etj …për të cilat serbët shquhen e janë sa të pafytyrë aq dhe cinike të ndyrë.
Jo me gurë, por me duar në fyt duhej të kishin pritur ty o Vuciç krimineli e jo gurë kokës e syze të thyera që i ke vërtet fare pak, por unë nuk e di se si shpëtove paq.
Gjaku i të rënëve e të vrarëve është ende i freskët. Urrejtja e thirrja për hakmarrje e ndëshkim të kriminelëve serbe është ende shumë e thellë dhe e fuqishme e tronditëse, ndaj shoë – paqësor që ofron Serbia është sa i pa vend e jo në kohën e duhur, por është më së shumti përbuzës, fyes e neveritës. Sepse së pari nuk i duhet besuar kurrë kësaj Serbie të sotme që është absolutisht e njëjtë në çdo qelizë të saj me atë të djeshme. Gurët mbi Vuçiçin ishin gurë mbi Serbinë ndaj krimeve, mëkateve e kriminelëve të saj ende të pa ndëshkuar nga askush edhe përpos gjyqeve maratonë të Hages e fjalimeve tollumbace të shumë liderëve botërore apo edhe tolerimeve e llastimeve pa fund të Europës e BE ndaj gjaksoreve të Rajonit. Serbrenica akuzon, madje fort Serbinë e djeshme e të sotme, OKB e BE që kanë jo pak pjesë në fajin e krimin e ndodhur 20 vjet më parë.
Paqja, mirëkuptimi e bashkëjetesa nuk mund të vijnë kurrë pa ndëshkimin e krimit e të kriminelëve. Ato kanë e duan kohën e tyre, arsyen e llogjikën e pranueshme nga secila palë. Duan fakte, qëndrime e veprime konkrete bindëse e të besueshme e nuk behën pse do BE e politika e saj në Ballkan . Aty ku na ka pendese të thellë kombëtare e përgjegjësi kolektive morale e shpirtërore, as mos pretendo se mund të ketë garanci të mos përsëritjes e mësim të nxjerrë nga historia.Ndaj ti o Vuciç e ju Sheshelet, Nikoliçët, e Daçiçët që padrejtësisht e në mënyrën më fyese Europa e BE ju kanë pritur e ju presin me tapet të kuq duhet të mësoni, të besoni, të kuptoni e të provoni se ka edhe një lloj tjetër pritje është ajo e urrejtjes popullore të cilën po ju vetë e keni gatuar për vite e vite me rradhë. E kjo pritje këtë rradhë ishte me gurë, ruajna zot se si mund të jetë nesër apo pasnesër deri atëherë kur ju do të mësoni të zini mend e të jeni me një e jo me shumë fytyra, madje jo vetëm ju por edhe ata që ju nxisin drejt kësaj loje të diplomacisë së shtirur e të neveritshme që aq shumë fyen e rëndon kujtesën tonë kolektive të tmerreve, krimeve e masakrave ende të pandëshkuara serbe. Çfarëdo lloj dipllomacie paqësore qoftë nuk mund të krahasohet dot kurrë me ndjenjën , ndjeshmërinë e dhimbjen njerëzore të secilit popull.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?