Home Aktualitet Foto dhe bise...

Foto dhe biseda me liderët europian, Vjosa Osmani: Shprehëm përkushtimin tonë për paqe

72
0

E ndodhur në Pragë në kuadër të Samitit ”Komuniteti Politik Europian”, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar disa fotografi nga bisedat me liderë europianë.

Në fotografi ajo shihet me presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministren britanike Liz Truss, presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, kryeministrin holandez Mark Rutte dhe liderë të tjerë, por në asnjë foto nuk shihet me kryeministrin Edi Rama. Dihet që mos tyre nuk ka raporte të mira.

”Krahas liderëve nga mbarë Evropa në samitin inaugurues të Komunitetit Politik Evropian për të shprehur përkushtimin tonë për paqe të qëndrueshme dhe të ardhmen tonë euroatlantike”,-shkruan Osmani krahas fotografive.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit