Home Aktualitet FOTO/Ish-depu...

FOTO/Ish-deputeti Selami Jenisheri çon në FSHF planin sekret: 100% siguri për fitoren ndaj Çekisë!

79
0

Ish-deputeti Selami Jenisheri ka shkuar në zyrat e FSHF-së për të dorëzuar studimin e tij pas një pune titanike ditë-natë. Ai thotë se ky studim do të ndihmojë trajnerin e kombëtares shqiptare Silvinjon që të sigurojë një fitore me kuqezinjtë në ndeshjen ndaj Çekisë.

Jenisheri kishte shprehur nëpërmjet një letre të hapur dëshirën e tij pak ditë më parë, duke theksuar se me këtë studim, do të ishte e sigurt fitorja në ndeshjen e radhës dhe kualifikimi në EURO 2024.

Ai ka qenë sot në zyrat e institucionit, siç tregohet në fotot e mëposhtme. Ish-deputeti Jenisheri njihet për deklaratat e tij në parlament që pushtuan rrjetet sociale.

Tani trajnerit Silvinjo dhe presidentit te FSHF, Armando Duka iu duhet kohë që të lexojnë me laps në dorë studimin e ish-deputetit se si mund të fitojmë ndaj Çekisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit