Home Aktualitet Fotografohet ...

Fotografohet ish-këshilltari i Donald Trump, Richard Grenell në një kafe në Tiranë

1727
0

Richard Grenell, miku i ngushtë i ish-presidentit Trump, është fotografuar ditën e sotme në kafenenë e një prej hoteleve kryesore në Tiranë. Kjo foto tregon se Ambasadori Grenell ka ardhur sot në kryeqyqetin shqiptar në një vizitë surprizë.

Ish-Ambasadori amerikan në Gjermani, i dërguari special për bisedimet Serbi-Kosove dhe këshilltari i sigurisë së Presidentit Trump, vetëm dy net më parë u pa në Florida, ku mori një çmim vlerësues nga ish-Presidenti Trump.

Nuk dihen arsyet dhe agjenda e Richard Grenell në Tiranë. Dy ditë më parë Grenell u emërua shef i fushatës së Donald Trump për zgjedhjet e vitit 2024 në SHBA.

Grenell shikohet si sekretar i ardhshëm Shteti nëse Trump do të fitojë zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Vizita e Grenell në Tiranë ka ndezur dyshimet e të gjitha krahëve se pse kjo ardhje surprizë e tij.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit