Home Sporti Boterori i Katarit Franca domino...

Franca dominon ndaj Danimarkës, por nuk shënon dot në 45 minutat e para (VIDEO)

58
0

Franca dhe Danimarka e kanë mbyllur në barazim pa gola pjesën e parë mes tyre. Skuadra e Deschamps ka zhvilluar një lojë fantastike duke dominuar me raste të shumta shënimi.

Christiansen shpëtoi ekipin e tij në minutën e 20-të, duke ndalur Mbappe që po shkonte i vetëm përballë portierit, por ia hodhi vetëm me karton të verdhë. Pak sekonda më pas Rabiot godet mjaft bukur me kokë, por Schmeichel i përgjigjet në të njëjtën mënyrë.

Në minutën e 30-të,goditja e Kounde u ndal nga një mbrojtës pasi po shkonte drejt rrjetës. Griezmann gjithashtu do të ndalej nga portieri, ndërkohë që Danimarka ju afrua golit vetëm me një goditje të Cornelius. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit