Home Aktualitet Fredi Beleri ...

Fredi Beleri në burg, nuk betohet si kryetar i Himarës. Vangjel Dule: Ligji është Maliqi i Ramës

59
0

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule i pranishëm në Himarë aty ku u mblodh për herë të parë Këshilli Bashkiak, por mungoi kryetari i cili është në burg, e ka cilësuar si njollë të zezë për dmeokracinë faktin që Fredi Beleri po mbahet në burg.

”Pa ju dhënë e drejta kushtetuese për të marrë përsipër atë që i ngarkoi sovrani kreun e bashkisë së Himarës. Nuk pranuan dërgatën e Ramës. As të lexojnë vendimin e gjykatës së faktit për Vlorën. E kuptoni e shikoni dhe të gjithë bashkëqytetarët le të nxjerrin konkluzionin.

Zhvillimet në Himarë përbëjnë letrën e lakmuesit për të gjitha zhvillimet tek ne. Kjo ishte një njollë e zezë për demokracinë, për shtetin e se drejtës parimet dhe vlerat europiane. I është dhënë vlefshmëri nga gjykata e faktit. Nuk ka asnjë rol këshilli bashkiak. Ishte leximi i vendimit të vlefshmërisë së mandatit. Vërtetë ka ligj, po unë kam ligjin tim, është Maliqi i Ramës dhe ne ligjin do ta përballojmë si Maliq. Ne do të vazhdojmë politikisht betejën tonë në të gjitha instancat brenda dhe jashtë vendit.

Demokracia, shteti i së drejtës janë në rrezik dhe po nuk e kuptuam tani nesër do të jetë vonë. Jemi në fazën e pushtimit të sovjetëve. Kontribuoni në ndërgjegjësimin e qytetarëve”,-tha Vangjeli.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit