Home ShowBiz “Frika ...

“Frika që pata”, Valbona Selimllari rrëfen pengun e jetës

334
0

Valbona Selimllari ka rrëfyer si asnjë herë më rreth jetën e saj private. E ftuar në emisionin, “S’e Luan Topi”, ajo u shpreh se kur është bërë nënë për herë të dytë ishte mjaft e pasigurt në vetvete për rëndësinë që do i kushtonte fëmijëve, dhe si do e ndante kohën me ta, por çdo gjë e gjeti rrugën e duhur.

“Pata ankth sepse e doja kaq shumë djalin e parë, thoja si do e dua këtë tani do të vijë edhe fëmija i dytë, por Zoti e rregullon çdo gjë. Ka aq shumë dashuri, ka pafund. Frika që pata që dhe të ndaja dashurinë mes tyre ishte e kotë. Vajza është dashuri pastaj. Është shumë pas djemve, vajzat kanë një qasje tjetër ndaj prindërve, unë kam qenë shumë e barabartë me të tre”, ka zbuluar Valbona Selimllari.

Missi-i i parë shqiptar ashtu siç çdo person tjetër ka pengjet e saj në jetë, të cilat lidhen me familjen, kryesisht më nënën e saj, Ajo u shpreh se është penduar që nuk ia ka shprehur dashurinë të ëmës me fjalë.

“Unë vdes për të dhe ajo e di këtë gjë, unë nuk jam njeri fjalë shumë, për këtë më vjen keq në një mënyrë, motrat e mija janë më lajkatare, unë jo gjithmonë ja them se sa shumë e dua por nuk ka nënë që nuk e di se sa shumë e do fëmija. Është budallallëk, asgjë nuk më kushton ti them të dua, por nuk jam tipi. Fëmijët e mi ma thonë shumë shpesh. Kur u rriske të mbushet koka me gjëra të tjera dhe e merr si të mirqenë që ajo e di, por duhet ta dëgjojnë”, tha Selimllari.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit