Home Sporti Frikë nga një...

Frikë nga një grua, ylli i Liverpoolit punëson truprojë dhe dedektiv privat

102
0

Ylli i Liverpool-it, Trent Alexander-Arnold, është detyruar të punësojë një truprojë dhe detektiv privat pasi është ngacmuar vazhdimisht nga një femër, sipas raportimeve. Lojtari anglez po kalon një periudhë jashtë fushës për shkak të një dëmtimi në gju.

Mbrojtësi i djathtë i dëmtuar ka marrë vizita të padëshiruara nga gruaja në shtëpinë e tij, në terrenin stërvitor të Liverpool-it dhe në restorantet e tij të preferuara, pretendon The Sun.

Alexander-Arnold thuhet se është këshilluar të mos postojë asnjë nga lëvizjet e tij të përditshme në mediat sociale për të parandaluar që ndjekësja ta gjejë atë. 25-vjeçari besohet se ka ndryshuar edhe numrin e telefonit.

Sipas njoftimit, në banesën e tij janë vendosur kamera dhe alarme për të rritur sigurinë, ndërkohë që posta e tij po kontrollohet pas marrjes së letrave dhe materialeve të turpshme.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit