Home Bota Frontex: Mbi ...

Frontex: Mbi 1.3 milionë rusë kanë hyrë në BE

32
0

Lufta ruse në Ukrainë, ka bërë që 1 303 000 qytetarë rusë të hyjnë në Bashkimin Evropian përmes kufijve tokësorë. Në të njëjtën kohë, më shumë se 1 273 000 qytetarë rusë janë kthyer në Rusi përmes kufijve tokësorë me BE-në.

Pasi Putin foli për mobilizim të pjesshëm, vendet fqinje anëtare të BE-së kanë parë një rritje të pikave kufitare. Për një javë afro 66 000 qytetarë rusë hynë në BE, më shumë se 30% krahasuar me javën e kaluar. Shumica e tyre mbërritën në Finlandë dhe Estoni. Gjatë katër ditëve të fundit, 30 000 qytetarë rusë kanë mbërritur në Finlandë.

Shumica e tyre kanë leje qëndrimi ose viza në shtetet anëtare të BE-së ose vendet e asociuara të Shengenit, të tjerët kanë shtetësi të dyfishtë. Shtetet anëtare po raportojnë gjithashtu hyrje nga qytetarët ukrainas që kanë nevojë për mbrojtje të përkohshme, ndërsa ata largohen nga rajoni lindor i pushtuar i Ukrainës përmes Rusisë.

Frontex vlerëson se kalimet ilegale të kufirit ka të ngjarë të rriten nëse Federata Ruse vendos të mbyllë kufirin për rekrutët e mundshëm.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit