Home Aktualitet Fund “i çmend...

Fund “i çmendur” në derbi, Partizani fitore spektakolare ndaj Tiranës (VIDEO)

32
0

Partizani ka arritur një fitore spektakolare 2-1 në derbin ndaj Tiranës. Në “Air Albania” u zhvillua një ndeshje e ndezur, por me të dyja skuadrat që krijuan pak në 45 minutat e para.

Në pjesën e dytë, Tirana kishte dy mundësi të mira për shënim, por traversa dhe Maguette, ndalën topin që ishte drejtuar në portë. Në minutën e 77-të, ishte Maguette, i cili shfrytëzoi në maksimum një krosim nga goditja e këndit, duke gjuajtur me kokë për ta ndalur në fundin e rrjetës.

Fundi ishte i çmendur në derbin e kryeqytetit. Tirana barazoi shifrat ndaj Partizanit, në ndeshjen që po luhet në stadiumin “Air Albania”. Në minutën e 90-të, ishte Florent Hasani, i cili i vetëm në zonë, gjuan bukur dhe barazon shifrat.

Megjithatë barazimi zgjati vetëm pak sekonda, pasi Mensah riktheu avantazhin për të kuqtë. Partizani me këtë fitore shkon në kuotën e 14 pikëve, dy më pak se Egnatia, por ka dhe një tjetër sfidë për të rikuperuar ndaj Teutës.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit