Home Bota Fundi i luftë...

Fundi i luftës ruse në Ukrainë? Stoltenberg: Mund të përfundojë në tryezën e bisedimeve

231
0

Pasi NATO u mblodh sot në Bruksel për raketat që ranë në Poloni, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se lufta ruse me Ukrainën ka të ngjarë të përfundojë përfundimisht në tryezën e bisedimeve. Për të i takon Ukrainës të vendosë se kur është koha për të filluar këtë proces.

“Ne të gjithë duam paqe dhe një zgjidhje të negociuar. Por në të njëjtën kohë duhet të kuptojmë nëse Rusia dhe presidenti Putin pushojnë së luftuari dhe Ukraina pushon së luftuari, atëherë do të kemi paqe.

Nëse presidenti Zelensky dhe Ukraina pushojnë së luftuari, atëherë Ukraina do të pushojë së ekzistuari si një komb i pavarur sovran. Në një fazë, kjo luftë ka shumë të ngjarë të përfundojë në tryezën e bisedimeve, por ne e dimë se rezultati i këtyre negociatave është i lidhur ngushtë me fuqinë në fushën e betejës”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit