Home Aktualitet Fushatat për ...

Fushatat për 14 Majin! Neza: Metodat e opozitës të vjetra, qeveria shpenzon më shumë para

53
0

Analisti Sami Neza flet për fushatat që po ndjekin demokratët dhe nga socialistët, të cilët këtë herë sipas deklaratave të tyre, kanë bërë me dije se nuk do të zhvillojnë mitingje të mëdha.

Neza pranoi që metodat që po ndjek koalicioni opozitar, me fjalimet kryesore të fokusuara te Berisha, janë të vjetra dhe shtoi se qeveria është më përpara me fushatën në rrjetet sociale, pasi ka dhe më shumë para për të shpenzuar.

“Fushatat politike kanë vite që zhvillohen të njëjta. Kryesisht janë bazuar ke takimet e mëdha, te mitingjet. Mjetet digjitale të komunikimit kanë sjellë në treg mënyra të tjera që i bën më mirë ai që ka më shumë para. Dhe këto para i ka më shumë qeveria dhe nuk kursehet për të bërë fushatë. Ende në SHBA vijojnë takimet e mëdha elektorale.

Opozita duhet ta zhvillojë fushatën në dy nivele, ndryshe nga qeveria, në nivel lokal, por edhe kombëtar për të vënë në dukje defektet e qeverisë socialiste. Jam dakord që metodat e opozitës janë të vjetra. Këlliçi po bën një fushatë të mirë dhe i ka të dy metodologjitë e ndërthurura”, tha Neza.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit