Home POLITIKE ”Gangst...

”Gangsterët krijuan Minishengenin”, Berisha jep alarmin: Mund të ngelemi jashtë Europës

268
0

”Gangsterët e Ballkanit krijuan Minishengenin, kur ishte Procesi i Berlinit”, kështu u shpreh në Korçë, Sali Berisha gjatë takimit me demokratët në kuadër të turit ”Foltorja”.

Nga ana tjetër, ish-kryeministri dha edhe një alarm, që Shqipëria sipas tij mund të ngelë jashtë Europës dhe përgjegjës për situatën e mos integrimit në BE bëri kryeministrin Edi Rama.

”Minishengenin e krijoi Vuçiç pasi dyert e Europës për të janë të mbyllura. Vuçiç është një president doktrinar i gjenocidit. Ai e di këtë dhe rri dhe përpiqet të marrë rol lideri në Ballkan dhe gjen dy vasalë Ramën dhe Zaev. Krijojnë një nismë që i kundërvihet “Procesit të Berlinit”.

Merkel erdhi këtu dhe i tha që nuk e zëvendëson asgjë “Procesin e Berlinit”. Në Lubjanë na kaluan nga kandidatë në partner. Nëse nuk ndërgjegjësohemi për këtë gjë mund të ngelemi jashtë Europës”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit