Home Aktualitet Gara për 14 M...

Gara për 14 Majin/ Hila: Fushatë politike, kryetarët e kanë marrë në dorë. Deputeti i PD: Rama gënjen

101
0

Fushata elektorale për 14 Majin ka përplasje edhe për vetë fushatën. Analisti Dritan Hila i ftuar në studion e emisionit ”Open”, thotë se kjo fushatë është politike, sepse kryetarët e partive e kanë marrë atë në dorë duke dalë vetë para mbështetësve.

Ai shtoi se një rezultat i dobët për dyshen Berisha-Meta është “një shenjë shumë e keqe për të ardhmen e tyre politike”, ndërsa nga ana tjetër Rama kërkon të tregojë që pushteti i tij nuk është i konsumuar.

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj thotë se partia në pushtet ka interes ta kthejë fushatën në politike, ndërsa tha se kryeministri Rama gënjen kur thotë se fushata e partisë së tij do jetë me kosto të ulët. Për të pushteti ka mundësi pa limit për fushatën dhe se kostoja e vërtetë e garës elektorale qëndron te pagesat për mediat dhe analistët.

Pjesë nga biseda:

Hila: Nuk mund të thuash që është fushatë e lirë. Është fushatë politike sepse vetë kryetarët e kanë marrë në dorë dhe po dalin ata vetë. Të dyja palët po investojnë shumë në këtë fushatë. Meta dhe Berisha e dinë se një rezultat i dobët është një shenjë shumë e keqe për të ardhmen e tyre politike. Rama nuk do të tregojë që forca që drejton është konsumuar gjatë 10 viteve të fundit.

Shehaj: Partia në pushtet ka interes ta kthejë në fushatë politike. Këlliçi ka në interes të flasë për problemet e qytetarëve. Kjo është fushata që po bën ai në Tiranë, është përqendruar në problemet e qytetarëve dhe kryesorja është rritja e kostos së jetesës. Rama gënjen kur thotë që do bëjë fushatë me kosto të ulët, pasi nuk ka fushata të tilla. Pushteti ka mundësi pa limit për fushatën, kostoja e vërtetë janë shpenzimet në raport me mediat apo analistë që përcjellin mesazhin politik.

Hila: Unë kam media dhe nuk kam marrë asnjë lloj paraje. Ke ndonjë informacion për këtë? Shumica që mbrojnë parti janë të PD-së, i bie që ata paguajnë më shumë. Për ata që mbrojnë PS-në besoj se e bëjnë për bindjet e tyre. Pagesat që bëhen për media janë në të bardhë, ato në të zezë janë problem. Besoj se ato të Berishës e marrin më shumë në të zezë.

Shehaj: Unë fola në përgjithësi. Nuk fola as me shifra, as përmenda emra. Kam fakte por po flas për modelin. E shohin të gjithë se si funksionon. Ti thua që të djathtët marrin para. Unë flas për një fenomen. Në veçanti nuk më takon mua të flas. Sipas mendimit tim ashtu është. Nga inceneratorët kishte pagesa pafund të ngjashme.

Hila: Një media që merr me kontratë të rregullt nga firma e inceneratorëve është brenda gjithë rregullave.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit