Home Aktualitet Gara për Korç...

Gara për Korçën/ Kandidatja e ”BF” Alolli premton parkim me tarifë zero, ulje të taksave dhe faktorizimin e të rinjve

76
0

Kandidatja e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Korçës, Ledina Alolli prezanton platformën me të cilën synon që të rrëzojë nga “froni” socialistët që qeverisin prej më shumë se një dekade qytetin. Ajo theksoi se qyteti i juglindjes ka nevojë dhe dëshirë për të sjellë ndryshimin. Ajo tregoi se pasi u zyrtarizua si kandidate për bashkinë e Korçës ka vijuar çdo ditë me takimet derë më derë me qytetarët për të dëgjuar se çfarë i shqetëson qytetarët.

Duke u ndalur te të rinjtë, kandidatja për bashkinë në zgjedhjet e 14 majit theksoi se ata do të jenë motori i zhvillimit rajonal. “Mendoj që të rinjtë duhet të integrohen akoma më tepër. Kemi Universitetin Fan Noli, do të bashkëpunojmë me të rinjtë e tij, dhe do t’i përfshijmë në programin që kemi për zhvillimin e Korçës”. Si pika të tjera të programit të saj, Ledina Alolli përmendi bujqësinë e cila sipas saj ndodhet në ditën më të keqe të zhvillimit.

Si zgjidhje ajo përmendi përmirësimin e kushteve në tregje, mbështetjen e fermerëve, mirëmbajtjen e kanaleve kulluese e të tjera. Prioritet në programin e të djathtëve për qytetin është edhe turizmi, për të cilin Alolli u shpreh se synimi është që të mos jetë vetëm i fundjavës por i të gjithë muajve të vitit. Një tjetër pretim i kandidates për kryebashkiake ishte parkim me zero tarifa. “Duke nisur nga turistët. Ka një trafik të rënduar qyteti. Mund të krijohet një parking nëntokësor”.

Premtime të tjera u listuan ulja e taksave deri në 30 për qind, ulje të tarifës së pastrimit, ndriçimit, gjelbërimit. Ndërsa, duke u ndalur te burimet e ngrohjes për qytetin e ftohtë të juglindjes, Ledina Alolli foli për një projekt termoizolimi që sipas saj do të ulë shpenzimet për qytetarët dhe do t’i kursejë ndotjen mjedisit.

Por cilat janë avantazhet e saj në këtë garë për drejtimin e qytetit? Ledina Alolli solli në vëmendje se është hera e parë që në Korçë kandidon një grua, një nënë “që do të shkojë pranë njerëzve për ta bërë qytetin sa më pranë nevojave të tyre.” Po ashtu, ajo theksoi se e gëzon mbështetjen e të gjithë demokratëve të Korçës. /A2cnn/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit