Home Aktualitet Gazetari Arta...

Gazetari Artan Hoxha: Basha s’e ka menduar që ”Toyota Yaris” do hetohet nga belgët

1091
0

Për gazetarin Artan Hoxha, kryetari i PD Lulzim Basha nuk ka menduar se çështja e ”Toyota Yaris” do të shkonte në hetim të autoriteteve belge.

“Ai e çoi akuzën drejt një grupi, i cili nuk ka lidhje fare me paratë që po vinin. Pra ai e çoi diku ku ngjarjet po zhvilloheshin politikisht. E çoi në Elbasan që ta lidhte me Ballën, dhe nëpërmjet Ballës ta lidhte me qeverinë”, tha Hoxha, duke iu referuar fjalimit të Lulzim Bashës në Kuvend.

Ai shtoi se ajo që bëri Basha do të kishte vlerë nëse nuk do të kapej ngarkesa. Sipas informacioneve nga SPAK, prokurorët belgë largohen sot nga Shqipëria për të vazhduar hetimet në Bruksel. Dosja ”Toyota Yaris” nuk ka qenë çështja e vetme më të cilën janë marrë.

“Toyota Yaris” është një dosje e hetuar në bashkëpunim me belgët, ku në qershor të 2018 u sekuestruan 3,4 milionë euro të fshehura në automjete në portin e Durrësit.

Mësohet se prokurorët belgë do rikthehen prapë në Tiranë. Ish-kryeministri Berisha shkoi më larg se sa logjika e zakonshme. Ai tha se ata do të firmosin fletë arresti për Lulzim Bashën sepse është nënshtetas holandes dhe se brenda BE kanë fuqi arrestimi pa ekstradim.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit