Home Aktualitet Gazetari: Bur...

Gazetari: Burgjet shqiptare janë kthyer në treg të vr*sësve me pagesë

175
0

”Burgjet shqiptare janë kthyer në treg të vrasësve me pagesë”,-thotë gazetari Julian Kasapi, sipas të cilit ky fenomen është një kambanë alarmi për prokuroritë. Ai sjell në vëmendje një deklaratë paralajmëruese të ish-drejtorit të burgjeve Agim Ismaili në vitin 2019, kur tha se po porositen vrasje brenda burgjeve.

“Kambanë alarmi për fenomenin. Veç historive të tilla në burgjet shqiptare kur disa të burgosur arritën të arratisen burgjet shqiptare janë kthyer në treg të vrasësve me pagesë. Kanë përfunduar aty të dënuar për vjedhje dhe dalin si vrasës me pagesë. Kjo duhet të shërbejë si kambanë alarmi jo vetëm për drejtuesit, por edhe për hetimin dhe prokuroritë.

Marr shkak edhe nga histori të vjetra kur disa persona që kanë qenë në burg jo për vepra penale por nga brenda burgut kreu bënte porositë këtyre personave të cilët kryenin vrasje. Duhet të shihen me më shumë kujdes dhe kanë ndodhur prej vitesh në Shqipëri”,-tha në ”A2cnn”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit